Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare.
Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, në një tjetër ndeshje evropiane do të gjykohet nga gjyqtarët nga Kosova.
UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni – Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër (e marte) në Murska Sobota.
Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Ky është një tjetër vlerësim nga UEFA për gjyqtarët nga Kosova që çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë vetën në arenën evropiane.
/TV Arbëria