UEFA ka vendosur që ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës të shtyhet për 12 nëntor, por ende nuk ka një datë zyrtare për duelin Kosovë – Izrael.
Sipas mediumit të Izraelit sport5.co.il, presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Zoertz, do të zhvillojë negociata me përfaqësuesit e UEFA-s pasi u raportua se ekipi i Alon Hazan do të duhet të luajë katër ndeshje në nëntë ditë.
Shino Zoertz u përpoq të bindë zyrtarët e UEFA-s që të ricaktojnë ndeshjen me Kosovën në dhjetor ose vitin e ardhshëm në mars, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme.
Sipas këtë mediumi, UEFA vendosi që ndeshja Kosovë-Izrael të zhvillohet më 12 nëntor, në Prishtinë.
Izraelitët e kritikuan këtë vendim dhe theksuan se ajo periudhë nuk është menduar për ndeshjet e ekipeve kombëtare dhe shumë klube mund të refuzojnë të lejojnë lojtarët të paraqiten për ekipet kombëtare, veçanërisht pasi shumë prej tyre luajnë për klube jashtë vendit.
/TV Arbëria