Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ndërron jetë Ramiz Bytyqi, hero i UÇK-së dhe mjek i përkushtuar

Ka ndërruar jetë Ramiz Bytyqi, nga fshati Kervasari i Komunës së Malishevës, një hero i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mjek i shquar.

Ai ka shërbyer si anestezist në spitalin e Pejës dhe ka kontribuar me përkushtim gjatë luftës, duke transformuar shtëpinë e tij në spital ushtarak dhe kryer mbi 50 operacione për të shpëtuar jetë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës. Lavdi për jetën dhe veprën e tij!