Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërron jetë një zyrtare policore

Ndërron jetë një zyrtare policore

Ka ndërruar jetë një zyrtare policore.

Bëhet fjalë për Seniha Çerkezi.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËRKUJTIMOR DHE NGUSHËLLIMI

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Seniha Çerkezi, e cila shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri në radhët e Policisë së Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj.

Seniha do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Humbja e saj është e madhe për të gjithë ne, por kujtimi për të dhe vepra e saj do të mbeten gjithmonë të paharruara.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Sindikata e Policisë së Kosovës