Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndërron jetë një person në Bjeshkët e Junikut

Ndërron jetë një person në Bjeshkët e Junikut

Një person ka vdekur në Bjeshkët e Junikut, raporton TV Arbëria.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi Fadil Gashi nga Policia e Pejës.

Ai tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, shtoi Gashi.