Ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare z. Fadil Kelmendi, babai i Gjeneralit Gramoz Kelmendi, i cili ishte shtylla kryesore e komunikimit të UÇK-së dhe NATO-s, një figurë atdhetare që bëri dhe sakrifikoi shumë për lirinë e Kosovës.
I ndjeri kishte sakrifikuar çdo gjë për të edukuar fëmijët që të sakrifikoheshin për lirinë e atdheut, jo vetëm fëmijët e tij, por dhe më gjerë, pasi ishte veteran i arsimit, veprimtar i denjë i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në organizimin e pajtimeve të gjaqeve nëpër vend, pjesëtar dhe baba i katër ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prof. z. Fadil Kelmendi.
Me respekt të madh, ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 02.02.2025, nga ora 16:00 në varrezat e lagjes Kelmendi në fshatin Balincë të Malishevës.
Mbledhja komemorative mbahet sot nga ora 15:00 në SHFMU “Tafil Kelmendi” në Balincë.
Fadil Kelmendi ishte babai i një gjeneralit të UÇK-së dhe prind i katër ushtarëve me pozita të larta në UÇK. Po ashtu, ai ishte një ndër veprimtarët e parë që ndihmoi në krijimin e UÇK-së dhe rekrutoi të rinj dhe të reja për të veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu, Fadil Kelmendi ishte veteran i arsimit dhe vëllai i Tafil Kelmendit, një ndër dijetarët më të shquar të vendit. /TV Arbëria