Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ndërron jetë infermierja e burgut të Gjilanit, Bedrana Hyseni

Ndërron jetë infermierja e burgut të Gjilanit, Bedrana Hyseni

Ka ndërruar jetë infermierja Bedrana Hyseni nga Gjilani.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës, të cilët kanë ngushëlluar familjen Hyseni.

“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani. E ndjera ishte Infermiere në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”, thuhet në njoftim.

OIK shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës.

/TV Arbëria

Themes by WordPress