Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndërron jetë 41 vjeçari në Pejë pas goditjes nga një veturë e cila iku nga vendi i ngjarjes

Ndërron jetë 41 vjeçari në Pejë pas goditjes nga një veturë e cila iku nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 00:47 kanë pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i viktimës SH. G. mashkull 41 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia është duke punuar në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.

/TV Arbëria