Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndërroi jetë në emergjencë – Policia njofton se kanë filluar hetimet

Ndërroi jetë në emergjencë – Policia njofton se kanë filluar hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person gjatë ditës së djeshme është transportuar me autoambulance në emergjence ku më pas ka ndërruar jetë.

Policia bëri me dije se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetë dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.