Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik

Ndërpritet trafiku ajror në Shqipëri pas një defekti teknik

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht për shkak të një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol.

Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve, duke bërë që trafiku ajror të pezullohet për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë.

Reload 300X250
Gjatë ndërprerjes, avionët nuk janë lejuar të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit, shkruan TCH.

Pezullimi do të vijojë deri në rikthimin e plotë të funksionalitetit të sistemeve dhe garantimin e kushteve të nevojshme për rifillimin normal të trafikut ajror.