Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minimi shkëmbor

Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minimi shkëmbor

Të shtunën do të realizohet minimi i masave shkëmbore në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë – Dollc.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.