Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Fushë Kosovës, shkak një defekt

Ndërpritet furnizimi me ujë në një pjesë të Fushë Kosovës, shkak një defekt

Njësia Operative e Ujësjellësit në Fushë Kosovë ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin me diametër Ø200 mm, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në rrugën “Nënë Tereza”, në pjesën nga ETC deri te Euromedi, në anën e djathtë.

Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.