Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ndërmjet detyrimeve të brendshme elektorale dhe integrimeve evropiane

Ndërmjet detyrimeve të brendshme elektorale dhe integrimeve evropiane

Shkruan: Afrim Kasolli

Formalisht thuajse të gjithë liderët dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë shprehur se përcaktim i tyre strategjik mbetet integrimi në strukturat euro-atlantike, sikur se në NATO dhe Bashkim Evropian. Në këtë drejtim madje përjashtim nuk bënë as Serbia, përkundër lidhjeve specifike me Rusinë.

Mirëpo, njëra nga pengesat kryesore për përshpejtimin e kësaj agjende në rastin e disa prej këtyre shteteve, mbetetet hezitimi i drejtueseve të tyre shtetërorë për t’i plotësuar disa nga kriteret politike të këtij procesi, mbase nga frika e humbjes së mbështetjes së brendshme elektorale. Këtu vlen të përmenden veçanërisht rasti i Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç dihet nga të gjithë, jo vetëm që kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi, por edhe sa i përket dakordimit lidhur Marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e zbatimit të Ohrit zyrtarë të BE-së, zyrtarë të BE-së, kanë deklaruar se të dy vendet e kanë lidhur fatin e integrimeve evropiane më zbatimin e tyre.

Mirëpo, që kur ka ndodhur ky pajtim publik ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për këtë dokument, pak kanë lëvizur gjërat në terren. Lirisht mund të themi se tensionet vetëm sa janë shtuar gjatë kësaj kohe. Se këto procese janë të kushtëzuara me njëra-tjetrën u dëshmua edhe me rastin e dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës, për shkak të refuzimit të Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Gjykatë Kushtetuese sipas kërkesave të vendeve të QUINT-it.

E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë. Bashkimi Evropian, pas shumë hezitimeve e ka ndryshuar edhe kornizën negociuese në procesin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, duke e ia shtuar kapitullit 35 edhe Marrëveshjen e Brukselit. Mirëpo, kjo nuk i ka penguar liderët e këtij shteti që të deklarojnë vazhdimit se do t’i ruajnë raportet vëllazërore me shtete autokratike si Rusia dhe Kina, vetëm që ta mbajnë peng konsolidimin ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Një dukuri e ngjashme është duke ndodhur edhe në Maqedoni të Veriut. Kryeministri i sapo zgjedhur i këtij shteti, Hristjan Mickocki, deklaroi, se gjatë mandatit të tij si kryeministër s’do të lejojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, sipas kërkesë së shtetit të Bullgarisë, me qëllim integrimin e minoritet bullgar në kuadër të kushtetutës së vendit, si parakusht për ta zhbllokuar procesin integrues për këtë shtet. Pra edhe në këtë rast, dihet nga të gjithë se pa plotësimin e këtij kriteri nuk mund të sukses as agjenda integruese. Kurse presidentja e këtij shteti, Gordana Siljanovska-Davkova, ditën e betimit vendosi ta shpërfill emrin kushtetues të shtetit dhe të bëjë një deklaratë të çuditshme “së pari Ballkani, pastaj Evropa” Këtu duhet kujtuar se partia aktuale në pushtet në Maqedoni të Veriut, VMRO-DPMNE, është e njëjta parti që kishte refuzuar ndër vite ta ndryshonte emrin se shtetit sipas kërkesës se shtetit të Greqisë për t’i hapur rrugë integrimit në NATO.

Këto raste paradoksale tregojnë se në një masë të madhe, (natyrisht këtu nuk duhet përjashtuar as gabimet e strukturave të BE-së), janë pikërisht liderët politikë të rajonit që për shkak të përfitimeve të brendshme elektorale janë duke e zvarritur atë që e kanë shpallur si qëllim të tyre strategjik shtetëror të politikës së jashtme. /TV Arbëria

Powered by WordPress