Drejtori i institutit ‘Octopus’, Arben Fetoshi i ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, përballë Rid Berishës, ka folur rreth paralajmërimit për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje.
Fetoshi thotë se u kanë bërë thirrje institucioneve që ta rrisin vigjilencën në kuptim të parandalimit për çfarëdo kërcënimi eventual që të cenohet integriteti i procesit zgjedhor në Kosovës.
Sipas vlerësimit të tij, është konstatuar nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian që Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
“E kemi paralajmëruar në një tryezë të rrumbullakët e organizuar më 28 janar si institut për ndërhyrje të jashtme në zgjedhje dhe ato që kemi paraljmëruar dhe duke i bërë thirrje institucioneve që ta rrisin vigjilencën në kuptim të parandalimit për çfarëdo kërcënimi eventual që të cenohet integriteti i procesit zgjedhor në Kosovës, u konstatua gjithashtu nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian, i cili për herë të parë konstatoi në mënyrë eksplicite që Serbia ka ndërhyrë në zgjehdjet në Kosovë”, është shprehur ai.
Tutje, Fetoshi theksoi se bëhet fjalë për ndërhyrje sistematike që nëpërmjet mobilizimit të votës së komunitetit serb vetëm për Listën Serbe të cenohet procesi demokratik i 9 shkurtit.
Gjithashtu, ai tha se Serbia mund ta provokojë situatën e sigurisë në vendin tonë.
“Ndonëse nuk bëhet fjalë për ndërhyrje nëpërmjet sulmit kibernetik në sistemin e KQZ-së, bëhet fjalë për ndërhyrje sistematike që nëpërmjet mobilizimit të votës së komunitetit serb vetëm për Listën Serbe të cenohet procesi demokratik i 9 shkurtit, dhe kjo natyrisht jemi të vetëdijhshëm që bëhet me qëllim që nëpërmjet kontrollit të plotë mbi përfaqësues e Listës serbe, Serbia të vazhdojë të mbajë lartë tensionet ndër-etnike në Kosovë dhe nëpërmjet tyre ta mbajë të ndezur destabilizimin e Kosovës për shkak se të gjithë jemi dëshmitarë që edhe në pikëpmajet ndërkombëtare situata në Kosovë ndonëse është e qetë në pjesën veriore të vendit vlerësohet e brishtë, pra kemi të bëjmë me një situatë e cila normalisht jemi të vetëdijshëm që gjithherë nëpërmjet grupeve prkosit, Serbia mund ta provokojë situatën e sigurisë në vendin tonë”, deklaroi ai në emisionin ‘ARB Debat’./tvarbëria/