Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndërhyrja e policisë në kohë shpëton një grua në Podujevë

Ndërhyrja e policisë në kohë shpëton një grua në Podujevë

Një rast i rëndë është parandaluar në kohë në Podujevë, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Kosovës.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se një grua kishte tentuar t’i japë fund jetës në një lokacion ku disa javë më parë kishte ndodhur një tjetër rast tragjik.

Policia ka arritur të reagojë me kohë dhe ta shpëtojë gruan, duke parandaluar kështu një tjetër ngjarje të rëndë.

Rasti tregon edhe një herë se sa i rëndësishëm është reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë në situata emergjente, sidomos kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së qytetarëve.