Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Ndalohet reperi kosovar, dyshohet për vrasjen në tentativë në Kolovicë

Reperi kosovar, Arijan Sijarina, është ndaluar për 48 orë nga policia nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars.

Kjo është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po sot është ndaluar për 48 orë për rastin tentim vrasje që ka ndodh në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. I njëjti ka qenë në kërkim nga data 26.03.2024”, tha Ahmeti.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, më 25 prill të këtij viti, për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

/TV Arbëria