Pirja e duhanit do të ndalohet në ambiente të jashtme në Milano, qyteti i dytë më i madh në Itali.
Mediat lokale raportuan se këshilli i qytetit të Milanos, si pjesë e planifikimit të klimës dhe motit, vendosi të zgjerojë shtrirjen e ndalimit të kufizuar të duhanit që u prezantua për herë të parë në vitin 2021 në zonat e zakonshme të banimit si stadiumet, parqet, varrezat dhe stacionet e autobusëve.
Si pjesë e vendimit të fundit të marrë nga këshilli bashkiak, duhanpirja do të ndalohet në vende publike nga 1 janari i vitit 2025.
Sipas rregullores së re, konsumimi i cigareve dhe produkteve të duhanit do të lejohet vetëm në zona të caktuara, me kusht që të ketë një distancë prej të paktën dhjetë metrash nga njerëzit e tjerë.
Ata që nuk respektojnë këtë rregull do të gjobiten nga 40 deri në 240 euro.
Ndryshe, përdorimi i duhanit vlerësohet të vrasë më shumë se tetë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, duke përfshirë rreth 1.3 milion jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). /Telegrafi