Një këmbësor ka vdekur të enjten në Gjilan si pasojë e goditjes nga një automjet.
Policia ka thënë se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur personin në vendkalimin e këmbësorëve, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se ka ndaluar një person, të pandehurin E.O., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
“Dyshohet se i pandehuri E.O., më 15 Gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, në atë mënyrë që gjatë drejtimit të automjetit të tij, duke mos respektuar këmbësorin – tani të ndjerin Sh.S., i cili ka qenë duke trupuar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve, me pjesën e parë të automjetit e ka goditur të njëjtin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.
I pandehuri E.O., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. /Arbëria TV/