Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalohet një shtetas serb nga Policia e Kosovës

Ndalohet një shtetas serb nga Policia e Kosovës

Një person në Leposaviq, është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:15.

“Njësiti policor ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull nga Kosova i cili me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.

/TV Arbëria