Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të sipërpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdojë me procedurat e mëtejme ligjore.