Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në bashkëpunim me KFOR-in, në fshatin Gnjezdan të Leposaviqit janë ndaluar gjashtë automjete transportuese dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme.
Sipas njoftimit, automjetet transportonin produkte ushqimore, mjete teknike të punës, mobilie dhe mallra të tjera, me një vlerë të përgjithshme që arrin mbi 26 mijë euro