Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Ndalohen pesë persona për gjueti të paligjshme në Prizren

Ndalohen pesë persona për gjueti të paligjshme në Prizren

Policia ka sekuestruar shtatë armë në Prizren te personat që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Gjueti e kundërligjshme”.

Ndërkohë, tri prej armëve kanë qenë pa leje.

Policia ka sekuestruar edhe 4 radiomarrës dhe municion.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

“Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie”, thuhet në njoftim.