Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin

Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona në lidhje me ryshfet për vota.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë hetimeve është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve,  është  sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.