Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalimi i autobusëve me mërgimtarë në kufi, flet pronari i kompanisë ‘Skandi Tours’ – TV Arbëria sjell detajet

Ndalimi i autobusëve me mërgimtarë në kufi, flet pronari i kompanisë ‘Skandi Tours’ – TV Arbëria sjell detajet

 

Udhëtuan për plot 40 orë nga Suedia për në Kosovë por kontrolli i Policisë së Kosovës ua vështirësoj udhëtimin.

Plot tre autobusë me udhëtarë u ndaluan për disa orë rradhazi kinse në mungesë të dokumentacioneve nga kompania Skandi Tours.

Gazeta Arbëria ka intervistuar Aziz Azemi nga kjo kompani ku ka thënë se ishte e tmerrshme se si kaluan plot kufinjë dhe nuk hasën në asnjë problem kurse në Kosovë u ndaluan.

“Jemi malltretu shumë, nuk patëm asnjë problem deri në Kosovë 40 orë udhëtuam dhe sna doli problem. Unë me kompani turistike merrem prej vitit 2001 dhe i di të gjitha licensat që na duhen. Por inspektori, Hasan Ibraj po më duket sikur me qenë i paguar nga kompanitë e tjera që sna mundësoi me kalu”, tha Azemi për Televizionin Arbëria.

Ai poashtu bëri të ditur se kjo kompani është e licensuar nga Ministria e Transportit.