Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë

Ndalet qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë kamionët me mallra janë bllokuar dhe qarkullimi është ndalur.

Arsyeja është se sistemi i Doganës serbe s’po funksionon.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftimin e QKMK.

/TV Arbëria