Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ndahet nga jeta Shefki Sejdiu, një nga themeluesit e Organizata “Shqiptaria” – cilësohet humbje e madhe për kombin shqiptar

Ndahet nga jeta Shefki Sejdiu, një nga themeluesit e Organizata “Shqiptaria” – cilësohet humbje e madhe për kombin shqiptar

Organizata “Shqiptaria” ka njoftuar se më 8 prill 2025 është ndarë nga jeta atdhetari dhe veterani invalid i Luftës së UÇK-së, Shefki Sejdiu.

Në njoftim thuhet se Sejdiu ishte një nga themeluesit e organizatës dhe një veprimtar i çështjes kombëtare që nga vitet ’90, i cili dha kontribut të vazhdueshëm për lirinë e Kosovës dhe angazhimin kombëtar.

Sipas organizatës, ai konsiderohej simbol i qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut, duke qenë aktiv si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën pas saj.

Organizata “Shqiptaria” e cilëson ndarjen e tij nga jeta si humbje të madhe për kombin shqiptar dhe shpreh ngushëllime për familjen Sejdiu, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Shefki Sejdiut”, thuhet në fund të njoftimit.