Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit Beqir Sadiku

Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit Beqir Sadiku

Më 08 maj 2026, është ndarë nga jeta nëna e dëshmorit Beqir Sadiku, një grua që për vite me radhë mbajti me krenari dhe dinjitet dhimbjen për humbjen e birit të saj, i cili dha jetën për lirinë e atdheut.

Familjarët e kujtojnë si një nënë të fortë, fisnike dhe të përkushtuar, e cila edhe në momentet më të vështira mbeti simbol i qëndresës dhe sakrificës së nënës shqiptare.

Ajo jetoi me mallin për të birin dëshmor, duke ruajtur gjithmonë të gjallë emrin dhe kujtimin e tij. Ikja e saj ka lënë dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

“Nana jonë ishte zemra e familjes sonë. Sot duam të besojmë se ajo u bashkua me birin e saj dëshmor, pranë të cilit zemra e saj kishte mbetur gjithmonë”, thuhet në mesazhin prekës të familjes.

U prehtë në paqe.