Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndahet nga jeta ish-veterani i UÇK-së, Metë Fazli Nimani

Ndahet nga jeta ish-veterani i UÇK-së, Metë Fazli Nimani

Ka vdekur ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metë Fazli Nimani. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Gjakovë.

Sipas njoftimit, homazhet dhe mbledhja komemorative për nder të të ndjerit do të zhvillohen nesër në orën 12:00, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Varrimi i Metë Fazli Nimani do të bëhet poashtu nesër, më 13 nëntor.