Sot ka ndërruar jetë të Dr. Salih Bytyqit, Kryetari i Degës së Organizatës “Shqiptaria” në Suharekë.
Për vdekjen e tij ka njoftuar “Organizata Shqiptari”.
“Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë organizatën tonë, të cilës ai i shërbeu me përkushtim e dinjitet”, thuhet në njoftimin e organizatës.
Organizata shpreh ngushëllime për gjithë familjen Bytyqi.
“Në emër të Organizatës për Kultivimin e Traditës dhe Kulturës “Shqiptaria”, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi, miqve dhe gjithë anëtarësisë sonë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dr. Salih Bytyqi!”