Është ndarë sot nga jeta njëri ndër afaristët më të mirë nga Komuna e Malishevës, Hajrë Kastrati.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e tij, shkruan TV Arbëria.
I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, derisa lajmi për vdekjen e tij tronditi opinionin.
Bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër, ditë e martë (05.03.2025), në ora 13:00 në fshatin Maxharr të komunës së Malishevës.
Kujtojmë që, Kastrati një jetë të tërë ia kushtoi biznesit, derisa njihej sidomos për humanizmin e tij.
Kastrati kishte në pronësi disa prej marketeve të cilat dallohen për çmimet e tyre në gjithë Kosovën. Përveç kësaj, kishte edhe pompat e derivateve të njohura si “Kastrati Premium”
Të pikëlluar përveç familjes mbetën edhe gjithë komuniteti afarist dhe ata që e njohën nga afër personalitetin e tij.