Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndahen mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup – Pogaj

Ndahen mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup – Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës. Fshatrat Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe nga ana tjetër në atë të Shqipërisë, do të lidhen së shpejti mes veti.

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës, ndërsa ekskavatorët kanë nisur punët.

Në këtë njoftim thuhet se kjo rrugë parashihet të jetë e gjatë 3.7 km ndërsa vlera e saj është 1 milion e 108 mijë euro.

Zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Hysen Durmishi ka thënë se kjo rrugë është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës.

“Dikur kjo ishte arterie e rëndësishme e furnizimit me armë për ushtarët e UÇK-së, e sot po bëhet një arterie e rëndësishme që i bashkon shqiptarët. Kjo rrugë jo vetëm që e afron Krumën me Prizrenin, por do të ketë ndikim shumë të madh në zhvillimin e Hasit në Kosovë e Shqipëri”, ka thënë Durmishi.

Kujtojmë se këto dy fshatra nuk janë larg nga pika kufitare në Vermicë e cila lidh me Shqipërinë