Krytari i Komunë së Malishevës, Ekrem Kastrati është pritur në takim nga Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Kastrati dhe Durmishi, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.
Një rrugë e re për tek mrekullia jonë natyrore “Ujëvara e Mirushës” , shkroi Kastrati në facebook.
Postimi i plotë i tij:
Një rrugë e re për tek mrekullia jonë natyrore “Ujëvara e Mirushës”
Zotimet tona për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme e për të krijuar lehtësira për të gjithë qytetarët tanë dhe turistët vendorë e ndërkombëtare, që vizitojnë bukuritë natyrore që ofron Ujëvara e Mirushës, tashmë kanë marrë dritën e jetësimit.
Kjo po bëhet përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit për financimin e këtij projekti, në vlerë prej 697,000 euro, të cilin sot e kemi nënshkruar së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të cilit edhe i jam shumë mirënjohës për këtë përkrahje të këtij projekti që do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve tanë pa dallim.