Kosovo Challenge Fund (KCF) ka mbajtur ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional, raporton Ekonomia Online. Shuma e ndarë ishte rreth 3 milionë euro për të mbështetur iniciativat e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.
Renato Vasili zëvendësdrejtues i “KCF”, tha se financimi orientohet drejt ngritjes së aftësive të të rinjve për punësim dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, drejtohet për investime në pajisje dhe infrastrukturë në projekte bashkëpunuese të zbatuara bashkërisht nga institutet e aftësimit profesional dhe ndërmarrjeve.
Madje sipas tij, KCF organizoi një raund të dytë për përzgjedhjen e projekteve, nisur nga nëntori 2022 deri në qershor 2023. Kjo fazë ka zgjuar interes dhe aplikime nga 27 konsorciume, që përbëjnë institutet e aftësimit profesional dhe ndërmarrjet. 13 konsorciume kaluan me sukses vlerësimit, ku pastaj u ftuan të zhvillojnë propozimet e plota të projektit para afatit të dorëzimit.
8 projektet më të suksesshme u miratuan për financim, përfaqësuar nga një gamë e gjerë e sektorëve si dhe përfitues të ndryshëm të instituteve të trajnimit profesional.
“Këto rezultate na bëjnë krenar, në thirrjen e dytë ishin 27 shprehje interesi nga 27 institucione të arsimit në Kosovë dhe 88 sipërmarrje dhe kjo rezultoi në financimin e 8 projekteve duke alokuar 3 milionë euro për investime dhe ky rezultat e dërgoi në 12 numrin e projekteve afërsisht 5 milionë euro”.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Invacionit (MAShTI) është partneri kryesor për zbatimin e programit të KCF. Raundi i parë i aplikimeve solli një total prej 1.98 milionë euro të ndarë për katër konsorciume, duke rritur ndikimin në peizazhin e trajnimit profesional në Kosovë.
Lah Nitaj, drejtor i Departamentit të Aftësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, theksoi që ky organizim është edhe dëshmi e punës së pa lodhur.
Ai shtoi që punësimi i të rinjve dhe të rejave është faktorë kyç në një shoqëri duke e bërë shoqërinë aktive.
“Pas suksesit të raundit të parë ku u ndan granatet prej1 milion e 980 euro ky është raund i dytë ku 27 aplikimet kanë kaluar në një vlerësim rigoroz të cilat shtrihen ne 7 komunat qe janë: Lipjani, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Ferizaj, Prishtina e Skenderaj”.
Vera Baumann, nga Ambasada Gjermane në Kosovë, shtoi që Gjermania më shumë së për dy dekada po e mbështet Kosovën, raporton EO.
“Ne duam që të gjithë kandidatët të vlerësohen në mënyrën më të mirë të mundur dhe duam që të kenë benefite nga këto trajnime”. Jemi të lumtur që numri i aplikimeve është i madh dhe shpresojmë që edhe të rritet dhe se tani më shuma ka arritur 5 milionë të cilat do aplikohen në institucionet e Kosovës”.
KCF është një iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) e financuar me 5.8 milionë Euro për grante nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ), ky program paraqet një hap të rëndësishëm drejt adresimit të papunësisë së të rinjve dhe nxitjes së rritjes ekonomike në Kosovë.
/TV Arbëria