Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > NATO- ndërmjet “kapitullimit” dhe luftës më Rusinë

NATO- ndërmjet “kapitullimit” dhe luftës më Rusinë

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Polonia, Estonia dhe Rumania, janë vetëm disa nga rastet e fundit që i janë nënshtruar provokimeve brutale të Kremlinit. Në rastin e parë duke e dhunuar “aksidentalisht” territorin polak me dronë rus, kurse  në dy rastet tjera duke e shkelur hapësirën ajrore të këtyre dy shteteve.

Secili nga këto vende është anëtar i Aleancës Veri-Altlantike, cfarë nënkupton se Moska, po i acaron gjithnjë e më tepër tensionet me NATO-në. Në fund të fundit, edhe aryetimi zyrtar i liderit rus, Vladimir Putin, për fillimin e luftës në Ukrainë, në masë të madhe ka qenë, se është duke “luftuar” kundër NATO-së dhe ambicive gjeopolitike të Kievit, për t’u anëtarësuar në këtë aleancë.

Këtu duhet pasur parasysh edhe faktin se paralelisht me agravimin e këtyre tensioneve, po ashtu edhe shkalla e sulmeve ruse mbi vendbainimet urkainase, është berë më intensive se kurrë me parë.

Është intersant se kjo kthesë po ndodh në kohën e presidentit Trump në pushtet, përkundër faktit se i njëjti kishte premutar se me ta marr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, do ta ndal këtë luftës.

Madje, në funksion të këtij qëllimi u rivitalizuan negociatat diplomatike ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, të cilat në fund rezultuan me Samitin e Alaskës, ku presidenti Trump dhe ai rus Putin, u takuan personalisht. Mirëpo, pa kaluar shumë kohë, ky i fundit u bë pjesë e një samiti tjetër, atij në Kinë, si pjesë e përpjekjeve stratgjike të prira nga Pekini, për ta ndërtuar një bllok kundër Perëndimit. Në këtë kontekst ndarjet globale kurrë nuk janë bërë më të qarta se aktulisht, me fuqitë autokratike të udhëhqura nga Kina, që po shfaqen gjithnjë e më unike, si dhe me Perëndimin që është përfshirë në masë të madhë në mosmarrveshje me vetveten. Prandaj, edhe këto provokime të Rusisë duhet parë pikërisht si pasojë e këtij relaiteti të zymtë që po dominon në botën liberale. Një lloj testimi i vendosmërisë së saj.

Është ky perceptim që gradulisht mund ta shtrojë rrugën drejt një lufte të madhe, që mbase askush nuk e “dëshiron”. Asnjë luftë nuk fillon brenda natës, por ato bëhen të “pashmangshme” si pasojë e shtimit te tensioneve, derisa nuk mund te menaxhohen më me mjete diplomatike.

Shembull tipik i kësaj qasjeje mbetet vet shpërthimi i Luftes së Parë Botërore. Historiani i njohur Australian, Christopher Clark, në librin e tij “The Sleepwalkers: How Europe Went to War in 1914” ka dëshmuar se si fuqitë e kohës thuajse në mënyrë të “verbër” u zhytën në luftën e madhe.

Nuk them se jemi në një situatë identike. Por as larg saj.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve shumë shpejt NATO-se do t’i duhet ose ta mbrojë kredibilitetin e saj dhe të përfshihet në luftë me Rusinë, ose ta pranojë se është një “tru i vdekur” sic e kishte quajtuar kohë me parë në një intervistë për mediumin britanik the Economi