Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “NATO ka ndërhyrë për interesat e Millosheviqit”- Si ndërroi Kurti qëndrim ndaj aleatëve nga ‘kolltuku’ i pushtetarit?

“NATO ka ndërhyrë për interesat e Millosheviqit”- Si ndërroi Kurti qëndrim ndaj aleatëve nga ‘kolltuku’ i pushtetarit?

Në seancën solemne të Kuvendi për 25 vjetorin e çlirimit, Kurti tha se sot vendi po i forcon lidhjet me SHBA-të e shtetet tjera të fuqishme, ndërsa Serbia “rri e rreshtuar prapa Rusisë”

Ai tha se ky përvjetor e gjen Kosovën duke qëndruar bashkë me aleatët “si më 12 qershor 1999”.

Kurti gjatë kohës sa ishte në karrigen e pushtetarit tentonte vazhdimisht të tregohet pro NATO-s, por, nuk është harruar deklarata e tij e lëshuar në vitin 2010-të.

Ai shkonte aq larg saqë thoshte se NATO-ja ka intervenuar për interesa të Millosheviqit në Kosovë.

Në komunikatën e LVV-së të publikuar më 2 qershor të atij viti thuhej se NATO-ja nuk e ka çliruar Kosovën.

Aty thuhet se të gjitha rezolutat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë riafirmuar integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës Federale Jugosllave mbi Kosovën.

LVV-ja në këtë komunikatë thoshte se intervenimi i NATO-s nuk kishte autorizim “ab initio” të OKB-së, që nënkupton se nuk kishte miratimin nga fillimi për të ndodhur. Por, pyetja që Vetëvendosje e shtron në këtë komunikatë është se çfarë ka prodhuar ky intervenim dhe a është çliruar Kosova apo është ruajtur sovraniteti territorial i Jugosllavisë mbi Kosovën?

“Në fund të fundit, nuk është edhe aq e rëndësishme se a ka qenë ky intervenim legal, sa e rëndësishme është të zbërthehet se për çfarë në të vërtetë është bërë ky intervenim?! Është çliruar Kosova me intervenimin e NATO-s apo është ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial i Jugosllavisë?!“

 

Themes by WordPress