Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Natën e Vitit të Ri gjuajti me armë zjarri, Policia identifikoi sot të dyshuarin

Natën e Vitit të Ri gjuajti me armë zjarri, Policia identifikoi sot të dyshuarin

Stacioni i Policisë në Ferizaj njofton se ka pranuar një informatë se një person në natën e Vitit të Ri në rrugën “Shaban Elezi” në Ferizaj kishte përdorur armën e zjarrit. Policia i është përgjigjur rastit, transmeton Reporteri.net.

Policia thotë se Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, ka arritur që të identifikojë personin A.K ( M/K) i moshës 36 vjeçar, të cilin sot, datë 05.01.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

“Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’”, thuhet në njoftim.

/Tv Arberia