Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë evropiane për ekipe.
Sot janë në orar për t’u zhvilluar të katër ndeshjet e fazës çerekfinale dhe secila është më e fortë apo më interesante se tjetra.
Ndeshja më interesante padyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën.
Perballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni është nikoqir i West Hamit.
Dy ndeshjet tjera, gjithashtu të forta janë ato mes Benficës dhe Marseille, si dhe Liverpool-Atalanta.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.
/TV Arbëria