Nasim Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për trajtimin e veteranëve të luftës, duke theksuar se ata po marrin “lëmosh” nga ky pushtet.
“Sot veterani me këtë pushtet që është, është duke marr lëmosh”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka deklaruar se kur flet, nuk i drejtohet vetëm Albin Kurtit, por gjithashtu të gjithë deputetëve dhe partive të tjera, duke përfshirë PDK-në që nuk ngrejnë zërin për këtë çështje.
Tutje Haradinaj ka komentuar edhe arsyet e Kurtit, pasi nuk ishte për vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë, ai e ka cilësuar si fyerje të madhe ndaj një luftëtari që ka kontribuar për lirinë e vendit.
“Është fyerja më e madhe që i bëhet një luftëtari dhe një njeriu kontribues, që ia ka mundësi atij e të tjerëve përpara sot me kanë në parlamentin e Kosovës, kryeministër, të thuash po pritoj me i mush dy ore tri faqe, edhe një mijë faqe me pa një shok, ndërsa ai shok ka qenë në gjendje me i jep një mijë jetë për ty me u ba kryeministër, kjo është fyese e denigruese”, ka deklaruar Haradinaj.