Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se 17 shkurti i 2008-ës është një përmbledhje e sukseseve të forcave njëqindvjeçare për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.
“Urime gjithë popullit, e gëzoft ky popull pavarësinë e merituar kaherë me vite.
17 shkurti i 2008-ës është një përmbledhje e të gjitha sukseseve, të gjitha forcave njëqindvjeçare, një shekullore për çlirimin dhe pavarësimin e këtij vendi, është përmbledhje e gjithë mundit, e gjakut, vuajtjeve, torturave që mbi këtë popull padrejtësisht janë shtuar,” ka thënë Haradinaj në ARB Debat në TV Arbëria