Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar me një postim mbështetës ndaj kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fitores së radhës në zgjedhje.
Në postimin e tij, Haradinaj e krahasoi Lladrovcin me një “luan”, duke theksuar se pavarësisht sfidave dhe betejave të vështira, ai gjithmonë del fitimtar.
“Luanët mbesin luanë sado që ballafaqohën më beteja qoftë edhe hiliqare. Ai gjithmonë ngadhënjen…! +4 kampion”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, duke bërë të qartë përkrahjen e tij për Lladrovcin.