Ish-Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur besimin që ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë do të shpallen të pafajshëm.
Ai ka thënë se ata janë marrë padrejtësisht në Hagë.
“Ata janë të pafajshëm, të marrë padrejtësisht, mënyra e aktakuzës është padrejtësisht, dhe unë mendoj nëse ka vetëm 10% drejtësi, ata lirohen të pafajshëm, nëse ka politikë, krejt kjo është film, edhe maskaradë për një vonesë. Unë mendoj që kanë dashtë pak me i heq prej skenës, se vet ngritja e aktakuzës ka qenë juridikisht e papranueshme dhe politike”, ka thënë Haradinaj.
“Me këto çka unë i di, dhe me këto çka i kam parë, nëse folim juridikisht, ata do të lirohen, po unë mendoj që kjo i merr edhe një vit. Këto janë pallavra, po vjen dhjetor, edhe në ardht, vjen në mbrojtje në liri, që pastaj me këtë gjykim të ri është bërë që të mos kryhet ajo, se e kanë tepruar me tejzgjatje. Krejt ky gjykim është farsë”, ka deklaruar Haradinaj./reporeteri/