Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në ARB Debat në TV Arbëria me Rid Berishën, ku ka folur për Gjykatën Speciale.
Haradinaj ka thënë se dënimet që mund të ndodhin nga Gjykata Speciale do të dëmtojnë shtetin e Kosovës.
“Ky trup gjykues i ka thënë të gjitha rregullat pa i dhënë llogari askujt, sepse s’është ka i kërkon askush llogari.
Dënimet, shtetit tonë do t’ia dëmtojnë shumë temelin, boll e brishtë është kjo liri, do të jetë edhe më e brishtë.
Nëse dënohen këta burra atje, edhe më fortë, edhe më shumë do të pengohet ardhja e investitorëve të huaj, sepse nuk vjen investitori i huaj në një shtet ku nuk ka siguri, ku nuk ka themele, ku nuk ka ligj,” ka thënë Haradinaj