Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Nait Hasani sot feston 23 vite liri nga burxhet Serbe

Nait Hasani sot feston 23 vite liri nga burxhet Serbe

Nait Hasani kontribut-dhënës në luftën e Uçk-së dhe, ish i burgosur politik sot feston 23 vjetorin e çlirimit nga torturat nëpër burxhet Serbe.

Ai përmes rrjetit social “Facebook” ka shprehur se ndihet krenar për kontributin e dhënë për çlirimin e shtetit të Kosovës dhe luftës së Uçk-së.

Postimi i plotë:

Sot 23 vite…
Sot 23 vite që kur u liruam nga burgjet Serbe.
Pas viteve në burgjet Serbe dhe përjetimit të torturave çnjerëzore , dhunës e vrasjeve nëpër burgje dhe masakrës në burgun e Dubravës, ne u liruam.
Ne u liruam pasi u çliru Kosova nga Serbia me luftë të armatosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe mbështetja ushtarake e bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja.
Dhe sot 26 viteve pas çlitimit dhe 17 viteve të bërjes së Kosovës shtet dhe të njohur ndërkombtarisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës padrejtësisht dhe sot përballet me shpifje ordinere në Gjykatën Speciale në Hagë në këtë betejë historike për ta fituar drejtësinë e luftës sonë për liri e çlirim nga Serbia.
Ne do ta fitojmë dhe këte betejë në Hagë ashtu siç e kemi fituar e mundur dhe Serbinë.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Lavdi UÇK-së!