Nait Hasani, në emisionin ARB Debat me moderatorin Rid Berisha, ka thënë se pesha më e rëndë që i ka ndodhur Kosovës është Gjykata Speciale, në të cilën po gjykohen krerët e UÇK-së.
“Por sot, 27 vjet nga ajo ditë, 17 vjet nga 17 shkurti i 2008-ës, pesha më e rëndë është Gjykata Speciale,” ka thënë Hasani.
Ai thekson se Gjykata Speciale është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës.
“Dëmi më i madh që është bërë. Sot përballen shokët e mi, për çfarë? Se ju kanë sjellë vendit lirinë, pse e çliruan Kosovën,” ka thënë Hasani në TV Arbëria.