Nait Hasani, në një intervistë për TV Arbëria, në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë se në momentin kur e ka nënshkruar pavarësinë e Kosovës, i janë paraqitur të gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.
Ai thekson se me nënshkrimin e pavarësisë është mbyllur kapitulli i vuajtjeve për Kosovën.
“Kur kam vu nënshkrimin e pavarësisë, më kanë dalë të gjithë shokët përpara, më kanë dalë shokët nëpër beteja, më ka dalë Luan Haradinaj, Rexhep Bislimi, Ademi, Hamza…
Më ka dalë historia përpara, që ne po e mbyllim një kapitull dhe po fillojmë një kapitull tjetër. Kapitulli i vuajtjeve dhe i rreziqeve u mbyll me nënshkrimin e shpalljes së pavarësisë. Ndihem krenar se pata fatin të vij dhe ta vë nënshkrimin,” tha Nait Hasani në ARB Debat.