Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Nait Hasani ka thënë që është e rëndësishme që të gjithë liderët duhet të përgjigjen pavarësisht kushteve që mund të shoqërojnë ftesën.
“Nuk e di a i ka shkuar apo jo kryetarit një ftesë nga Kurti. Mendoj se kush do që bën ftesë për takim, duhet t’i përgjigjet ftesës, pavarësisht a pajtohesh me kushtet apo jo”, u shpreh Hasani.
Sipas tij, çdo ftesë duhet pranuar dhe diskutuar, pasi kjo është në interesin e shtetit të Kosovës.
“Secili duhet të përgjigjet, sepse është interesi i shtetit. Ne duhet me u pajtua me rrethanat, duhet me diskutu e me debatu, pavarësisht kushteve”, shtoi ai.
Hasani përfundoi duke theksuar se është gjithmonë e rëndësishme të pranohet një ftesë dhe të diskutohet për çështje që prekin të ardhmen e vendit.
“Kur do që shtrohet si ftesë, është mirë me pranu e me diskutu”, tha ai.