Kandidati për deputet me numrin 42, Nait Hasani, dje ka festuar ditëlindjen e tij të 60-të, me ç’rast ka bërë një organizim me miqtë e tij më të afërt.
TV Arbëria e ka marrë në intervistë kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së nga festa e tij, për 60-vjetorin e datëlindjes.
Hasani ka thënë se në këtë ditë të veçantë për të, ndjehet i përmbushur që ndodhet në mesin e miqve e familjarëve më të dashur.
Hasani, tutje theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mbrojtur dhe ngritur vlerat e luftës, si dhe përkujdesjen për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve, si nëpërmjet ligjit ashtu edhe në aspekte të tjera.
Ai theksoi se do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e këtyre vlerave edhe në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar se është i angazhuar për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, që sot po përballen me akuzat e fabrikuara në Hagë nga Serbia dhe armiqtë e Kosovës. Hasani theksoi se autoriteti i Kosovës është liria dhe emrin e ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Unë sot jam 42 vjeçar dhe mosha është 60-dhjetëshe, por pjesë e listës së kandidaturës së Partisë Demokratike është 42 dhe me shokë që 42 vjet jemi pjesë e politikës, kështu që unë ndjehem mirë sepse jam në mesin e shokëve, familjes, në mesin e veteranëve, familjeve të dëshmorëve që kanë dhënë çdo gjë për lirinë e vendit, dhe edhe sot, në këtë ditë të shënuar jubilar për mua, në 60-vjetorin, janë pjesë e ndejës, ndajmë gëzimin me mua, bashkëluftëtarët, ushtarakët e të gjithë”, ka thënë ai.
“Asnjëherë s’më ka munguar kujdesi përkujdesi, angazhimi, veprimet për t’i mbrojtur, për t’i ngritur përkujdesin e tyre si familje e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, edhe me anë të ligjit, por edhe në aspektet e përgjithshme. Prandaj, edhe në angazhimet e mia të ardhshme në Kuvendin e Kosovës, po ashtu unë do të jem pjesë, edhe zë i tyre për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe autoriteteve të luftës që edhe sot, fatkeqësisht, në angazhimet që i kemi, shokët e mi janë në Gjykatën e Hagës, përballen atje me akuzat e fabrikuara nga Serbia dhe armiqtë e Kosovës, kështu që ata janë autoriteti i luftës, autoriteti i Kosovës është liria jonë dhe emrin e ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thotë tutje Hasani për TV Arbëria.