Zbulim i ri, çka është G-Metodologjia, e shpjegon Naim Maloku
Naim Maloku, konsulent në Slloveni, ka qenë i ftuar në Arb Debat në TV Arbëria ku ka folur për një zbulim të ri i cili quhet g-metodologjia.
Ai tregon se ky zbulim na ndihmon t’i shpjegojmë gjërat komplekse në mënyrë shumë më të thjeshtë.
“g-metodologjia na shërben me i shpjegu gjërat komplekse në mënyrë shumë të thjeshtë dhe me i vizualizu, dhe e përdor kopshtin si metaforë,” ka thënë ai në Arb Debat.
Maloku: Mendësia e shoqërisë kosovare ma përkujton mendësinë e elefantit në Indi
Ai në Arb Debat, në mënyrë metaforike, bën një krahasim të popullit të Kosovës me mendësinë e elefantit.
“Mendësia e shoqërisë kosovare mua ma përkujton mendësinë e elefantit në Indi. Dhe në Indi kur elefantët janë të vegjël i lidhin me një litar në njërën këmbë dhe nuk mundet me shkëput, dhe dikur duke u rritë, me një lëvizje shumë të vogël e shkëput. Mirëpo tek ai është kriju mendimi që nuk mundet me shkëput. Edhe këtu njerëzit e kanë kriju atë bindjen që ca gjëra nuk mund të lëvizin,” tha ai.
Sipas tij, në Kosovë duhet të formohet një sistem sa i përket funksionimit të shtetit.
“Duhet të ketë sistem dhe mendësi që respektohet sistemi,” tha ai.
“Një dhëndër në Slloveni më tha: këtu po shoh njerëz pa qen, por s’po shoh qen pa njerëz”
“Me ju tregu një gjë, në Slloveni ishte për vizitë një dhëndër i imi, dhe e përdori shpesh një fjalë që e ka thënë: tha ‘këtu po shoh njerëz pa qen, po s’po shoh qen pa njerëz’. Edhe kjo është pjesë e sistemit dhe mendësisë. Nuk e merr askush një kafshë shtëpiake si lodër me ia dhuru fëmijut, por ai kur e merr, e merr si obligim,” kështu tha Maloku duke folur për qentë endacakë.
“Egocentrizmi ynë po më duket gjithmonë mbizotëron mbi interesat kolektive,” tha ai.
Duke e shpjeguar tutje g-metodologjinë, ai thotë se ky zbulim na mëson se si të pozicionohen resurset e disponueshme.
“Thojnë kojshitë e mirë dhe kojshitë e këqij. Për shembull, patatja dhe domatja nuk shkojnë afër sepse e dëmtojnë njëra-tjetrën, luftojnë për territor. Por në qoftë se ti në njërën pjesë të kopshtit e vendos pataten, e në tjetrën domaten, ato në sallatë dhe në shportë funksionojnë perfekt. Kështu që g-metodologjia na mëson edhe si me i pozicionu resurset të cilat i ke në dispozicion,” tha ai.
Emisioni i plotë: