Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Sipas Prokurorisë, Krasniqi nga 15 tetori 2021 deri më 19 prill 2023 e ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Sipas aktakuzës i pandehuri N.K.duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023,në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës.
Nagip Krasniqi ishte liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë në shtator të vitit të kaluar dhe gjykimi i tij do të vazhdonte në procedurë të rregullt.
Krasniqi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar nën dyshimet për tri vepra penale, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.