Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nagelsmann i irrituar me gjyqtarin që nuk ia ndali penalltinë kundër Spanjës

Nagelsmann i irrituar me gjyqtarin që nuk ia ndali penalltinë kundër Spanjës

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka reaguar pas eliminimit të kombëtares së tij nga Spanja në Euro 2024, duke mbetur i nervozuar me vendimin e gjyqtarit.

Gjermania u mposht në minutat e fundit shtesë nga Spanja me rezultat 2-1, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Megjithatë, një situatë veçanërisht e diskutueshme ka ndodhur në minutën e 106-të, kur Jamal Musiala gjuajti në portë nga jashtë zonës dhe topi goditi në dorë mbrojtësin e Spanjës, Marco Cucurella, në rrugën drejt portës.

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor nuk gjykoi asgjë dhe dhoma e VAR-t nuk reagoi fare, duke bërë që trajneri Nagelsmann të reagoj pas ndeshjes.

“Nëse topi shkon qartë drejt portës dhe spanjolli e ndal me dorë, nuk ka rëndësi nëse e bën me qëllim apo jo”, ka thënë fillimisht Nagelsmann.

“Kjo është në fakt më pak e rëndësishme. Është një penallti e pastër. Ajo që fituam kundër Danimarkës, është shumë më pak penallti se kjo sonte”.

“Nuk e di se cili rregull u zbatua kur u vendos që nuk ishte penallti, por po pyes veten në bazë të logjikës. Nuk e di kur dora është në pozicion natyral dhe kur jo”, përfundoi trajneri i Gjermanisë.

Taylor nuk ka bërë asnjë deklaratë pas ndeshjes dhe gjermanët shkruajnë se ai është larguar me shpejtësi nga stadiumi i Shtutgartit me një Mercedes të zi.

Powered by WordPress